Google search engine
Home Sport Zyrtarizohet e ardhmja e Muçit, Besiktas zbulon detajet

Zyrtarizohet e ardhmja e Muçit, Besiktas zbulon detajet

0
22

Nuk ka më dilema. Kartoni i Ernest Muçit është  blerë përfundimisht nga Trabzonspor. Klubi i Besiktas ka bërë publike së fundmi detajet,  ku shkruan se nga largimi i sulmuesit kuqezi do të përfitojë 8.5 milionë euro.

“Lidhur me transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ernest Muçi, është ushtruar e drejta e opsionit të blerjes që ishte përfshirë në marrëveshjen e huazimit nga Trabzonspor. Sipas kësaj marrëveshjeje, Trabzonspor do t’i paguajë klubit tonë shumën prej 8,5 milionë euro”.

Gjatë periudhës që luajti si i huazuar te Trabzon, Muçi shënoi 11 gola në kampionat. Mbetet të shihet edhe mënyra si do përfshihet ai në kombëtare, pas ardhjes së Maran në stolin e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here