Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime “bombastike” për Sali Berishën, ja skenari që do ta rrëzojë brenda 5 muajsh edhe Edi Ramën nga pushteti, priten lajme të mëdha për PD

0
79

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike, teksa ka paralajmëruar zhvillime “bombastike” për Sali Berishën, ndërkohë që ka treguar skenarin që do ta rrëzojë brenda 5 muajsh edhe Edi Ramën nga pushteti. Gjatë një interviste, ai bindje thotë se ish-kryeministri Berisha do marrë dënimin nga Gjykata për krimet që ka bërë dhe se askush nuk i ha më lojërat dhe skemat e tij të ripërsëritura në politikë. Më tej ai ka mbështetur këtë koment duke thënë se ka fakte dhe prova që kryeministri Rama është dukë e mbrojtur këtë të fundit për t’i shpëtuar burgut, por pavarësisht kësaj asgjë nuk e shpëton “non-gratën”, të cilët nuk e duan as amerikanët. Avokati ka theksuar se pas dënimit të këtij të fundit  PD do të ribashkohet dhe do të mblidhet një Kongres bashkimi i nivelit të lartë i cili do të zgjedh edhe liderin e ri, i cili duke marrë parasysh eksperiencën politike sipas avokatit, do të jetë, Lulzim Basha. Ai ka cilësuar se ka gati edhe formulën e fitores dhe se të gjitha këto do të ndodhin para zgjedhjeve te 2025.

-Zoti Ngjela, duke se deputetët e opozitës mezi paskan pritur që ti rikthehen Parlamentit pas gati 5 muajsh përpjekje për të bojkotuar zhvillimin normal të seancave parlamentare. Si e shikoni këtë rikthim?

Kjo në politikë quhet “Uri”. Duke folur në funksion të Parlamentit, në momentin që ti shkëputësh dhe rikthehesh do të thotë që të ka kapur “uria politike”. Uria për të qenë në sallë. Ngrihet pyetja se përse ikën? Fituan gjë? Fituan urinë politike, të cilën nuk e kishin kur ikën nga salla. Saliu atë skemë ka, ikjen. Këtë zakonisht e bëjnë ata të cilët, nuk janë dakord me zhvillimin kombëtar sepse nuk preket Parlamenti. Në forma të tilla ku ngelet vetëm mazhoranca, kemi të bëjmë me rënien e zhvillimit kombëtar në të gjitha drejtimet. Kjo ndodh sepse mazhoranca nuk ka frikë fare më, jo vetëm për faktin se ka shumicën, por është edhe verbi, janë denoncimet, faktet e fshehura që kur dalin në parlament janë shumë herë më të fuqishme. Pra është në parimin e tij që të largohet. Nuk e di përse e bën, po përherë është e vetmja gjë që bën.

-Pra është një skemë e përsëritur që mesa duket i ka funksionuar deri pak kohë më parë por jo më?

Në fakt asnjëherë nuk i ka funksionuar, gjithmonë ka humbur vetëm se në këtë rast përsëritja nuk është ‘dije’ pasi kjo është një skemë e njohur. E thënë ndryshe përsëritja e dështimit, është regres.

-A mendoni se ka një pakt të fshehtë avokat, siç flitet në media dhe jo vetëm, se pas marrëveshjes së dakortësisë që pati Rithemelimi me PS për tu rikthyer në Parlament ka një pakt të fshehtë Rama-Berisha?

Jo, pakt të fshehtë nuk ka. Është shumë e thjeshtë, Berishën e mban Rama. Si e mban? Me të gjitha format. Jo se kanë marrëveshje, por ekzistenca e Berishës atij i garanton zgjedhjet. Këtu flasim për zgjedhjet. Berisha del fitues vetëm 18% nga sondazhet. PD është e përçarë, por përse u përça? Sigurisht prej Saliut. Atëherë sigurisht kjo është në interes së Ramës, sepse i siguron një fitore në çdo lloj forme. Sepse nëse PD do të bashkohej ne terma normalë, sigurisht pa ekzistencën e Saliut i cili është ‘non grata’ në Amerikë, Rama për 5 muaj do të rrëzohej.

-Atëherë mungon vullneti zoti avokat, pasi ne dëgjojmë artikulimet e Lulzim Bashës në daljet e tij si edhe të gjithë eksponentët e PD zyrtare ku thonë se nuk do të këtë një bashkim me ‘non gratat’, pra e kanë kusht kryesor.

Patjetër që  jo, pasi ai është anti-Amerikan. Nuk mund të bashkohen me atë. Këtu lind problemi i vërtetë, pra nuk kanë një lider që ti bashkojë të gjithë. Po nuk ka lider, nuk ka bashkim. Ai të bashkon. Si të bashkon? Sepse ai ndikon direkt në koshiencën qoftë edhe subkoshiencën e secilit duke stimuluar frymën e fitores. Le të jetë partia e madhe sa të dojë, po ka kreun mizerabël, s’ka verb dhe shkon drejt degradimit dhe jo fitores. Fiton ai që ka opinion më të drejtë edhe më të pranueshëm me opinionin publik.

-Meqë jemi tek individët në politikë, shumë pranë janë zgjedhjet e 2025 dhe ende nuk ka asgjë të qartë sesi do shkojë PD zyrtare në zgjedhje, sesi do shkojë Rithemelimi në zgjedhje dukë qenë së është ende në lojë çështja e logos edhe e vulës por nga ajo çfarë kemi parë është që ka një bashkim të disa forcave opozitare si nga ato që janë bashkuar me Rithemelimin apo me PD zyrtare.

Gjithë këtë e bën Saliu. Po u dënua Saliu PD bashkohet. Dënimi i Saliut qoftë edhe një vit, e heq atë nga politika. E heq Kushtetuta. Në momentin që do të bashkohet PD, sigurisht që do mund të bëhet një Kongres bashkimi i nivelit të lartë, me ide të tjera. Sigurisht që kjo e mund Ramën ndaj ai po bën çfarë është e mundur që mos të dënohet Saliu. Unë kam të dhëna konkrete. Por në SPAK nuk hyn dot njeri, as Rama as askush tjetër përveç Uashingtonit.

-Mendoni se të gjitha këto do të ndodhin para zgjedhjeve te 2025-ës?

Patjetër që po. Duke i qëndruar parametrave të sotëm Saliu është në proces penal. Nëse dënohet sikur 1 vit, ikën nga politika, nuk është më konkurrent. Sigurisht e djathta nuk do të presë të parashkruhet dënimi i Saliut 2 , 4 apo 5 vite por do të hyjë në lojë edhe do të bashkohet. Pastaj varet te aftësia e të bërit një Kongres ideor, me ide të reja, me gjuhën e paqes, me gjuhen e bashkimit dhe djathtas sigurisht, atëherë do ta vinin Ramën në një vështirësi shumë të madhe. Unë kam pas dyshime por kam edhe të dhëna që Rama bën ç’është e mundur që Saliu mos të dënohet.

 -Por në çfarë forme e bën këtë kur ai nuk ka asnjë lloj influence tek SPAK?

Është një moskuptim mendor në fakt i disa njerëzve që kur kanë një pasion iu duket sikur e realizojnë edhe nëse kjo duket e pamundur. Ai bën përpjekje por asgjë nuk do arrijë. Përpjekjet bëhen tek ndërkombëtarët e mëdhenj jo këtu, por ai po i bën. Kështu i fiton zgjedhjet sa herë të dojë.

-Ju mendoni se Berisha do të dënohet para zgjedhjeve te 2025-ës?

Nuk e di se çfarë do të bëjë SPAK, por po ndodhin zvarritje. Zakonisht kur ndodhin këto lloj zvarritjesh do të thotë që kanë të dhëna për një krim tjetër. Pra mund të akuzohet edhe për ndonjë krim tjetër.

-Tashmë është edhe dosja e ‘21 janarit’ që ka kaluar tek SPAK

Parimi i përgjithshëm i hetimit është që në momentin kur del një procedim, hetimi vazhdon për akuzën e një lloj krimi. Mirëpo gjatë hetimit del edhe një tjetër shkelje penale dhe ata fillojnë e strukturojnë duke i bashkuar edhe këtë të fundit. Kam përshtypjen që SPAK është në këtë situatë ku janë duke i vënë edhe vepër tjetër penale. Kurse politikës dhe gjendjes në Shqipëri i intereson të dal sa më shpejt që të çlirohet PD.

-Si kanë shkuar takimet tuaja me grupimin opozitar, pra me disa forca opozitare. Çfarë klime mbizotëron në këto takime?

Ekziston bashkimi por ende nuk kemi bërë një strukturë. Nga fillimi i javës do ti kërkoj takim Bashës edhe disa të tjerëve edhe do të shikojmë nëse do të bëjmë marrëveshjen juridike të bashkimit. Vullneti është, na duhet vetëm një ekip që të nxjerr këtë strukturë të unifikimit

-A e keni ju formulën e fitores dhe nëse po, a ia keni paraqitur atë Bashës?

Po unë e kam formulën e fitores. Ende nuk ia kam paraqitur pasi presim të zhvillohet një mbledhje ku edhe të mund ta diskutojmë rreth marrëveshjes e cila sigurisht është juridike edhe nuk mund të shkelet. Sigurisht do diskutohet ne Kongresin e Përbashkët edhe se kush do të qëndrojë në krye të kësaj aleance.

-Padyshim deri tani favorit për të qenë në krye të aleancës në rastin e ribashkimit te PD nëse Berisha dënohet është Lulzim Basha

Ai po e bën bashkimin. Nëse Berisha merr një dënim penal atëherë të gjithë do të bashkohen te Basha por fakti që do të bashkohen tek Basha janë të detyruar të bëjnë një kongres ribashkimi për të nxjerrë liderin e ri.

-Nëse dënohet Berisha, nuk ka një figurë tjetër nga ana e grupimit më të madh parlamentar opozitar që të krijojë një tjetër aleancë. Pra duhet thënë se Rithemelimit i janë bashkuar disa parti te tjera opozitare. Pse duhet të bashkohen rreth Bashës kur mund të dal një figurë tjetër që mund të jetë Gazmend Bardhi apo dikush tjetër?

Duhet cilësuar se Opozita zyrtare me ‘non gratën’ nuk bashkohet. Është ‘non grata’ në mes sepse çdo e djathtë e papranueshme nga Uashingtoni nuk vlen në Shqipëri. Të jemi realistë në analizën politike. Ndërsa Gazmend Bardhi nuk mendoj se e ka potencën për të qenë lider në kuptimin politik pasi Basha ka më shumë eksperiencë politike.

-Por Basha ka disa humbje nga krahu tjetër që mund ta penalizojnë mbase?

Aksioma që ne kemi në jurisprudence është se eksperienca vjen nga humbja. Humbja të jep mundësinë të krijosh një ide të mirë në funksion të progresit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here