I penduari i dosjes së “Haklajve” që ka nxjerrë fakte tronditëse për ekzekutimet me urdhër të Berishës në Tropojë në rrezik për jetën e tij, SPAK nuk po e merr në mbrojtje, Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e forta

0
61

Avokati i njohur, Idajet Beqiri e ka cilësuar SPAK si ‘një fëmijë’ që sapo është çuar në këmbë edhe po fillon të hedh hapat e para. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri thotë se i penduari i dosjes së “Haklajve” që ka nxjerrë fakte tronditëse për ekzekutimet me urdhër të Berishës në Tropojë është në rrezik për jetën e tij dhe se sipas tij, SPAK nuk po e merr në mbrojtje. Ndër të tjera, avokati ka ngritur shume pikëpyetje mbi arsyet e vonesave të dorëzimit të çështjeve vërtetë të rëndësishme si ajo e “CEZ-DIA”, “lobimit”, aferën e pasaportave dhe kartave të identitetit, me vjedhjen e floririt “të Kërrabës”, pra me çështje që përfshijnë miliona euro të vjedhura nga shqiptarët. Megjithatë avokat Beqiri, shprehet i bindur se kush ka llogari të hapura me drejtësinë do të japë llogari.

-Avokat Beqiri, Gjykata e Lartë ka refuzuar ti kthejë Monika Kryemadhit telefonin e sekuestruar nga SPAK duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për moskthimin e tij. Si e komentoni këtë vendim?

Është një veprim procedural normal i SPAK. Pra i ka drejtuar kërkesën Gjykatës e cila nga krahu tjetër e ka miratuar, plus kësaj është person nën hetim për disa vepra penale së bashku me bashkëshortin  e saj. Për rrjedhoje provat materiale sekuestrohen fillimisht sepse prej tyre nxirren më pas edhe të dhëna të mundshme për afera të ndryshme që mund të jenë bërë. Pra është një provë që duhet marrë edhe trajtuar nga ana e SPAK.

-Pse kërkohet me kaq insistim kthimi i këtij telefoni, i cili është sekuestruar në banesën e një të afërmi të zonjës Kryemadhi?

Ky është edhe momenti në të cilin do të ndalesha. Insistimi i zonjës Kryemadhi për ta marr me çdo kusht atë telefon, tregon që brenda tij ndodhet një ‘mister i jashtëzakonshëm’ me fakte dhe prova. Shqiptarët i kanë parë me sytë e tyre, i kanë vuajtur mbi kurrizin e tyre atë 10%-ëshin që i kërkonte Monika Kryemadhi për çdo pozicion pune në çdo sektor, sa herë vinte në pushtet Ilir Meta. Dhe brenda atij telefoni ka mesazhe, ka biseda si : pse i solle shpejt paratë, pse i solle vonë apo pse si solle fare, a do ta gëzosh atë vend pune më, e shumë të tjera si këto. Dikush thotë që ajo është sëmurë. Sigurisht që është, sepse edhe ajo vet e di se çfarë ka ai telefon brenda dhe se çfarë do zbulohet ende prej tij. Ndaj po lufton me apele, me rekurse e ne çdo formë që ta rimarrë. Por ai është një provë krimi, dhe si i tillë pas marrjes e të gjithave provave, në fund fare do prishet por asaj nuk do i kthehet më. Ai telefon e bën atë fajtore në mënyrë indirekte. Pse e them këtë! Po e  nis nga vetja duke rikujtuar vitin 1992 në momentin që erdhi në pushtet Sali Berisha i cili menjëherë më vuri përgjues në zyre pasi i kishim zyrat përball njëri-tjetrit. Më komunikuan specialistë të asaj kohe që kisha përgjues në zyrë. Po le të këtë i thashë, akoma më mirë. Unë biseda apo vepra kriminale nuk bëj vetëm sa më shtohet siguria në rast të një rreziku të mundshëm. Unë gjithë jetën kam qenë i përgjuar në të dy telefonat që kam dhe nuk kam aspak frikë sepse një njeri i ndershëm s’ka pse të ketë frikë.

-Gjithsesi është edhe një e drejtë e zonjës Kryemadhi të kërkojë që ti kthehet telefoni pasi mund te jetë edhe e kundërta, që mbase brenda tij nuk ka asgjë edhe e kanë sekuestruar padrejtësisht…

Në një rast të tillë, atëherë ka rrugë ligjore që për dëmin që të është shkaktuar qoftë edhe në pikëpamjen emocionale apo dëmtim fizik të telefonit etj, ajo ka të drejtë të ngrejë padi edhe Shteti Shqiptar është i detyruar ta dëmshpërblejë një më një dhe në vend të humbjes ajo të ketë vetëm fitime marramendëse. Mirëpo jam i bindur që nuk jemi përpara këtyre kushteve.

-Dje kemi parë një dalje të kreut të SPAK. Zoti Dumani ka raportuar në KLP për disa orë rresht. Si e patë ju këtë raportim lidhur me të gjitha informacionet që dha dhe çfarë duhet të shmangte sipas mendimit tuaj?

Në fakt ishte një raportim i plotë sipas mendimit tim ku shqiptarët mësuan se SPAK ka filluar të lëvizë edhe është në rrugën e duhur. Pra edhe nëse ka pas dyshime më parë rreth kësaj dhe mënyrës sesi po i trajtojnë çështjet, tashmë ato dyshime po veniten. SPAK është pikërisht në fazën e një fëmije që është ngritur në këmbë edhe po fillon të hedh hapat e saj tashmë. Por nga ana tjetër pas raportimit mësuam edhe problematikat për SPAK, më e rëndësishmja prej së cilave Dumani evidentoi se ishte nevoja e një ndërhyrje urgjente për korrigjimin e disa prej gjërave. Kjo do arrihej nga organi ligjvënës, i cili vihet në veprim nga vet Qeveria në radhë të parë pasi është ministri i drejtësisë ai që duhet të bëjë një projektligj edhe ta çojë në Parlament për ndryshime. Në të kundërt edhe SPAK nuk do të ketë fuqi të ec pasi është tejet i mbingarkuar me çështje nga ato që nuk i përkasin atij. Jo pa qëllim e futi politika në ligj rastin se nëse një vepër korrupsioni kalon shifrën prej 50 mijë lekësh të reja atëherë ajo i kalon SPAK-ut. Domethënë ta mbysësh atë me çështje të vogla. Urgjentisht duhet ndërhyrë në ligj dhe SPAK duhet të jetë vet ai që ta bëjë këtë projektligj edhe ti thotë politikës dhe legjislativit shqiptar që është kompetent vetëm për korrupsionin e lartë shtetëror dhe krimin e organizuar dhe gjithë të tjerat ti kalojnë Prokurorisë së Përgjithshme. Shifrat janë të bukura kur thua se janë në rritje dërgimi i çështjeve në gjyq, por problemi është kur ti dërgon çështje të vogla si mbjellja e hashashit nga fshatarë dhe nuk çon çështje si afera e ‘CEZ-DIA’, aferën e ‘Lobimit’, aferën e pasaportave dhe kartave të identitetit. Janë 500 milion euro dëm qytetarëve të këtij vendi. bilbiloste Flamur Noka si ‘hero’ i vendit në një kohë kur është i mbytur ne vjedhje dhe korrupsion duke i bërë shqiptarëve pasaportën 5-fish më shumë, për të ndërtuar vilën e vet në Gjirin e Lalzit apo për të marrë te liqeni një kat për 1 milion e kusur euro. Pse? Sepse SPAK nuk merret me këtë hetim që kap shifrën 500 milion euro por me vogëlsira që nuk u sjellin asgjë këtij vendi. Po nuk u mor me privatizimin anti-ligjor që i ka sjellë miliarda euro dëm Shqipërisë nga ARMO, me floririn e ‘Kërrabës’ që çoi blerjen e minierës se zinkut prej së cilës Ilir Meta merr 100 milion euro vit për vit apo me ‘Dializën’ ku humbasin 500 milion euro shqiptarët, aferë e bërë nga vetë Berisha me bashkëpunëtorë, atëherë shqiptarëve nuk u ngelet veçse të largohen nga vendi. SPAK duhet të bëhet serioz dhe merret urgjentisht vetëm me këto. SPAK konstatoi që nuk është në lartësinë e duhur. Për masakrën e Tropojës në të cilën u vranë 200 vetë ku shumica ishin nga familja Haklaj SPAK është në dijeni prej gati 8 vitesh dhe Dumani i ka pasur vet në dosje ne Tropojë. Ato dosje te varrosura ia risolla unë në qendër të vëmendjes me prova të reja edhe pse ishin rimbyllur. I çova edhe dëshmitarë okularë, një të penduar i cili nxori një numër të lartë vrasjesh. I thashë ta marrin të penduarin në mbrojtje edhe ta shikonin se çfarë do të thotë ai për vrasjet ne Tropojë, për ‘’masakrën e Përmetit’ dhe krime të tjera politike që janë bërë në këtë vend. Nuk e marrin në mbrojtje si dëshmitar edhe ai tani ka frikë për jetën e familjarëve të tij. Pra SPAK-ut i duhen thënë të vërtetat. Nuk duhet të bjerë në atë llumin që ka rënë dhe të mos presë shumë. Me të drejtë tha dje kur cilësoi se veç Policisë së Shtetit nuk ka ndihmën nga organet e tjera edhe kjo është drithëruese. Ne taksapaguesit shqiptar nuk paguajmë vetëm Kontrollin e Lartë të Shtetit. Çfarë bën auditi i financave, këshilli i ministrave!

-Lidhur me një çështje tjetër të trajtuar nga zoti Dumani, gjatë vitit të kaluar janë 3333 persona të përgjuar për hetime. Nga këta 1899 në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale ndërsa 1436 janë përgjuar për korrupsion. Si e konsideroni këtë shifër?

Kjo shifër është në rritje edhe gjithmonë do vijë në rritje. Unë e njoh shumë mirë pushtetin gjyqësor duke u nisur edhe nga puna si jurist apo ish-punonjës i sistemit gjyqësor që dhe nisur nga kjo guxoj të them se nëse shqiptarët do e dinin në ca llumi krimi dhe kriminelësh ndodhemi ne nuk do ta bënin gjumin rehat. Ata duhet ta marrin vet në dorë sigurinë e jetës së tyre pasi jemi vend i minuar nga krimi dhe korrupsioni, sidomos korrupsioni si nga të vjetrit po ashtu edhe nga të rinjtë që po ecin me të njëjtën inerci me të njëjtin sistem që ndërtoi Berisha në 1992 dhe vazhdon edhe sot pavarësisht premtimeve që bëjnë.

-Ilir Meta dhe Petrit Vasili kanë kërkuar leje për të takuar Fredi Belerin në burg. Si e keni parë këtë veprim?

LSI u krijua në sajë të dy objektivave kryesore që ajo kishte. Së pari për “SHPK”, pra për të vjedhur sa më shumë shqiptarët dhe për të mbajtur atë bandën e vet që nuk ishte e vogël, për ta pasuruar atë dhe veten e tij së bashku me Monikën. Së dyti ishte që të mbronte edhe te ushqente me çdo gjë, qoftë me ndihmë politike apo me ndihma të tjera agjenturore qarqet shoviniste greke dhe ne ta konsideronim te humbur Çamërisë njëherë e përgjithmonë. Me qëllim që ne mos të kërkonim heqjen e ligjit të luftës. Kjo duket në mbështetjen që Meta i ka dhënë ‘Janullatosit’ e cila është institucion ku fshihen gjithë këto pazare edhe ka çuar si sekretare të përgjithshme, gruan e sekretarit të tij të përgjithshëm të LSI-së. Pra janë lidhur shumë keq me grekun anti-shqiptar. Plus këtyre, e di që tashmë është i fundosur edhe do të bëhet ‘lajm’ dhe të duket interesant.

Intervistoi: Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here