“Po rritet një brez pa sensin e të menduarit”, eksperti i IT ngre alarmin: Nxënësit po i kryejnë detyrat nga inteligjenca artificiale, nuk dijnë se çfarë kopjojnë

0
122

Chat GPT-në, është një program kompjuterik i cili mundëson kryerjen e detyrave shkollore për lëndë të ndryshme falë inteligjencës artificiale.

Eksperti i IT, Said Duleviç, i ftuar në një emision televiziv, sqaroi se varësia nga Chat GPT-ja do të dekurajojë mendimin kritik dhe krijues.

“Përmes këtij programi, gjërat janë bërë gati, i merr dhe i gjithë procesi bëhet në pak minuta gati. Por të paktën kur ta marrim gati, të fillojmë të kuptojmë se çfarë po marrim.

Është e pamundur të shmanget teknologjia, por në këtë program duhet informacion që të bëj më të shkathët. Që të kuptohet nëse teksti është i kopjuar, të kapin detektorët e ‘AI’ nëse është tekst plagjiaturë.

Përdoruesit do të priren të pranojnë përgjigjet e gjeneruara si të sakta pa verifikuar informacionin në mënyrë të pavarur.

Merret teksti dhe bëhet copy dhe mund ta kuptosh nga mënyra se si është shkruajt, nga platforma që është përdor, sepse kanë disa detaje që arrin ti kuptosh se si janë krijuar.

Nëse ai e modifikon në mënyrë perfektë fut fjalët e veta, ndryshon rendin, atëherë fillon e bëhet unik shkrimi dhe nuk e kapin detajet e platformës.”, tha Duleviç

Sipas Duleviç, nuk ka gjë të keqe ta kopjosh, por të paktën të kuptosh se çfarë ke mare duke e modifikuar, sepse në të kundërtën po rritet një brez që nuk do të ketë sensin e të menduarit nëse fiket interneti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here