Google search engine
Home Politike Drejtesi Ish-këshilltari i Presidentit Meta e pranon: Deklarata ime në SPAK ishte për...

Ish-këshilltari i Presidentit Meta e pranon: Deklarata ime në SPAK ishte për çështjen..

0
118

Analisti dhe ish-këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla ka pranuar në emisionin “Zonë e Lirë” se deklarata e tij në SPAK pak ditë më parë kishte të bënte me çështjen CEZ-DIA.

Edhe pse foli në mënyrë sipërfaqësore, ai tha se  se për deklaratën që ka dhënë në SPAK duhet të respektojë rregullat, pasi është një hetim zyrtar.

“Pasi firmosa deklaratën që dhashë më thanë që është hetim zyrtar dhe duhet të respektoj rregullat, pra jam i detyruar t’i respektoj. Të them që kam dhënë deklaratë për çështje CEZ-DIA. Bëmë një bashkëbisedim shumë miqësor, hetuesi ishte një djalë i ri. Pra isha në cilësinë e një deklaruesi. Më thirrën me telefon.Kam thënë gjërat që di, në bazë të pyetjeve që më janë bërë. Mu dukën shumë profesionalë dhe shumë të sjellshëm”, tha ai.

Kulla u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Megjithatë, nuk u dha asnjë informacione se për çfarë ai mund të jetë thirrur nga prokurorët, nëse ishte në cilësinë e personit që ka dijeni për ndonjë rast nën hetim, apo nëse ndaj tij ka nisur hetim nga SPAK.

Dy ditë më parë në SPAK u paraqit edhe ish-Presidenti, Ilir Meta. Ai u tha gazetarëve se është pyetur si person që ka dijeni për rrethana të caktuara, që sipas Ilir Metës lidhen me çështjen ÇEZ-DIA.

“Unë isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme, të cilat nuk kanë asnjë rëndësi”, u shpreh ai.

Kreu i Partisë së Lirisë u pyet disa herë dhe për Kastriot Ismailaj, biznesmeni i kompanisë DIA që u dënua me 11 vite burg për këtë aferë që i shkaktoi shtetit shqiptar miliona euro dëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here