COVID infekton foshnjat, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik dalin me njoftimin e fundit

0
83

Rastet me coronavirus po rriten çdo ditë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se incidenca e infektimeve po vjen në rritje. Disa prej të infektuarve kanë pasur nevojë për hospitalizim.

Rovena Daja specialiste në ISHP tha se: “Incidenca ka shkuar nga 2.65 në 2.9 gjatë muajit gusht për 100 mijë banorë. Nuk kemi pasur shumë raste të rënduara por për momentin duhet të kemi më shumë kujdes sepse rastet kanë filluar të rriten”.

Mes të prekurve shumica janë foshnje dhe të sapolindur.

“Vëmë re që fëmijët e vegjël janë të infektuar me COVID-19 sepse nënat e tyre gjatë shtatzënisë nuk kanë aplikuar një vaksinë COVID-i dhe janë të pambrojtura, duke rënë dhe foshnjat për herë të parë në kontakt me virusin”, tha Daja.

Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe pranisë së një varianti të ri në qarkullim, pritet që edhe rastet të rriten.

“Në të gjitha vendet e Europës qarkullon një variant i ri por nuk dimë nëse në Shqipëri ka ardhur ky variant. Edhe nëse ka ardhur, është një nën variant i Omicron-it dhe vaksina që ne kemi na mbron. Në ISHP kemi marrë aparaturat dhe stafi është i trajnuar i laboratorit te virologjisë dhe në tetor besoj bëjmë senkuencimin për të parë që rastet e reja janë apo jo të variantit të ri”, shtoi Specialistja e ISHP-së.

Ekspertët apelojnë që të aplikohen dozat ‘booster’, veçanërisht për grupet e riskut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here