“Një lojë xhin” rikthehet për katër mbrëmje në skenën e Metropolit

0
77

Shfaqja teatrore “Një lojë xhin” shënoi premierën më parë në skenën teatrore të Metropolit. Por vepra me regji nga Rozi Kostani me në role aktorë të njohur të tetarit do të rikthehet në skenë për publikun. Në rolet kryesore të veprës janë aktorë Viktor Zhusti dhe Yllka Mujo. Dy të moshuar në një azil pleqsh krijojnë një shoqëri të veçantë. Ndërsa luajnë lojërat e tyre të xhinit, ata përfshihen në biseda të gjata për familjet e tyre dhe jetën e tyre në botën e jashtme. Gradualisht, çdo bisedë bëhet një betejë, njësoj si lojërat e vazhdueshme të xhinit, pasi çdo lojtar përpiqet të ekspozojë dobësitë e tjetrit, të nënçmojë jetën e tjetrit dhe të poshtërojë tjetrin tërësisht. “Një lojë xhin” do të jetë në skenë në datat 25, 26, 27, 28 maj ora 19:00. Vepra e autorit D. P. Koburn është përkthyer nga Artur Lena. Muzika e mjeshtre vokali Suzana Turku, skena e kostumet Beqo Nanaj. Në rolet e tjera të veprës janë Ina Morinaj, Ilia Kaçi, Sidorela Koça. Në vepër janë dhe studentët e Universitetit të Arteve: Amela Rrukaj, Kejda Shqefni, Maria Brokshi, Ronaldo Kolgjokaj, Gesjon Selfo. Më herët regjisorja shprehej se mes të qeshurës sarkastike dhe trishtimit udhëtojnë dy personazhet, ku jeta e tyre e mbërthyer në një azil për të moshuar, shpërfaq nëpërmjet lojës xhin me letra, simboliken e lojës së jetës. “Ejani ne teatër për të përjetuar emocionet, energjisë dhe humorit, mesazhet e dy jetëve në shumë dimensione”, shprehej Kostani. Si regjisore Rozi Kostani vjen me këtë shfaqje në skenën e teatrit të Metropolit pas asaj me titull “Tre dimra”. Shfaqja teatrore “Tre dimra” u shfaq me sukses në skenë në vitin e kaluar, por që u rikthye dhe këtë vit për publikun, ku në role ishin Yllka Mujo dhe Viktor Zhusti, si dhe artistë të tjerë të njohur. Vepra që erdhi në skenë këtë muaj është në vijim dhe të tjera shfaqjeve më parë për publikun këtë sezon artistik në teatrin e Metropolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here