Ledia Sulaj: Roli i Kitrit te baleti premierë “Don Quixote”me interpretim të lartë teknik, ku duhet të jesh fine dhe lozonjare në të njëjtën kohë

0
69

Kryevepra e baletit klasik “Don Quixote” bazuar në romanin e famshëm satirik me të njëjtin titull të Miguel de Cervantes do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Baleti “Don Quixote” shkruar nga kompiztori Ludwig Minkus po realizohet nga një kast artistësh të njohur. Ledia Sulaj soliste e parë në TKOB shprehet se është një vepër që do të vijë në skenë me shumë balerinë. “Ka mbi 20 vite që nuk vihet në skenë. Vjen me shumë balerinë dhe bashkëpunim me Shkollën e Baletit”, tregon Sulaj. Në aktivitetin e saj e kemi parë solisten Ledia Sulaj të shkëlqejë në shfaqje të ndryshme, por këtë herë vjen në baletin “Don Kishoti”. Një vepër që do të jetë për katër net në skenën e TKOB-së, ku solistja Ledia Sulaj do të jetë në rolin e Kitrit. Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga shfaqja Ledia Sulaj shprehet se “Don Kishoti” nuk është baleti tipik romantik. “Një vepër ku të fal shumë momente humori dhe vetëm buzëqeshje. Nuk është baleti tipik romantik. Me tragjedi apo me botë të përtejme. Kemi nevojë shumë për nota të lumtura arti dhe pozitivitet”, thotë ajo. Personazhi i Kitrit do të sillet në skenë nga solistja Ledia Sulaj, por ajo tregon se është një rol i ëndrrave të saj. Ajo tregon se duhet të jesh supernergjike për këtë rol. “Fatmirësisht kam kërcyer disa role të repertorit klasik botëror, po ja tek vjen dhe roli i Kitrit. Për herë të parë kam kënaqësinë të loz këtë rol super virtuoz  dhe këtë rol të ëndrrave që në fëmijëri. Shumë i shpejtë me teknikë të lartë. Me interpretim dhe mimikë shumë të larmishme, ku në tre akte duhet të jesh super energjike, muzikale dhe në të njëjtën kohë shumë fine dhe pak lozonjare. Me pak fjalë në rol përfshihesh 360 gradë në të gjithë veprën me muzikën perlë, me stilistikë spanjolle dhe me temperamentin mesdhetar. Mendoj që neve na shkon, por dhe publiku do të kënaqet, sepse do ta ndjejë afër vetes ”, tregon Ledia Sulaj.

Baleti në skenë

Baleti premierë “Don Quixote” do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjet e datave 26, 27, 29 dhe 30 maj si një shfaqje e vërtetë artistike, me një galeri figurash të realizuara mjeshtërisht, për të qenë sa më pranë origjinales me mullinjtë e erës, gruan “perfekte” të një idealisti dhe emocionet e dashurisë së vërtetë. Aventurat e Don Kishotit, që do t’ju zhysin në botën magjike të artit, vijnë me koreografi nga ikona evropiane e baletit, Giuseppe Picone, nën dirigjimin orkestral të maestros së mirënjohur italian, Jacopo Sipari, idetë kostumografike të Dea Bejlerit dhe profesionalizmin e drejtueses së trupës Alisa Gjoni, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së dhe ndjekur nga solistët e trupa e baletit, duke bashkëpunuar ngushtë me nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike. “Nëse doni të përjetoni historinë e kalorësit legjendar që sfidon plot guxim mullinjtë e erës, nuk duhet ta humbisni këtë shfaqje dinjitoze”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për këtë vepër që do të jetë katër net. Kompozitori dhe violinisti Ludvig Minkus (1826-1917) shkroi disa balete të njohur, pothuajse të gjithë, veçanërisht baleti “Don Kishoti” interpretohen edhe sot në të gjithë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here