Mjeku Okulist ngre alarmin: Vetëm në këto 3-4 ditë kam vizituar 6 fëmijë të vegjël me probleme shikimi për shkak të ekraneve dixhitale

0
119

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ishte mjeku okulist Rubin Topi, i cili foli për problemet që do të hasë bota brenda vitit 2050, ku sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjysma e popullisë së botës do të jetë më syze.

”Ajo që kam parë vetëm këto tre ditët e fundit në klinikën e syrit ku unë punoj, është se kanë ardhur 5-6 fëmijë të klasave të para dhe të dyta, të gjithë me shqetësime të syve” e nis kështu rrëfimin mjeku i njohur.

“Shqetësimet më të shpeshta nisin në moshën 2 vjeçare dhe shpesh prindërit nuk e vënë re se fëmija i tyre ka probleme okulistike, ndërsa me kalimin e kohës numri i syve shtohet” vazhdoi më pas mjeku.

Sipas tij problemi kryesor është teknologjia dhe më specifikisht pajisjet inteligjente si smartphone apo ipad, pa harruar dhe monitorët dixhital.

”Sa më i vogël të jetë ekrani i një pajisje, aq më probleme krijon për syrin” tha mjeku, duke nënvizuar se varësia nga teknologjia është një lloj droge që krijon varësi.

”Nuk duhet harruar dhe fakti se shpesh herë genetika luan një rol të rëndësishëm në pjesën e syve, pasi prindër që kanë patur probleme me sytë, me shumë gjasa trashëgojnë genet tek fëmijët” nënvizoi mjeku.

Ai i bëri dhe një apel prindërve që të kufizojnë tek fëmijët përdorimin e telefonave dhe tabletave, pasi nëse shohim statistika, situata nuk është fare optimiste.

”Do u rekomandoja prindërve që t’i lënë fëmijët më shumë në kontakt me natyrën apo me miqtë dhe jo me telefonat, përveç problemeve okulistike, imazhet që ata shohin krijojnë probleme psikologjike, pa harruar dhe faktin që mjekësia rekomandon maksimumi, 30 minuta në ditë ekspozim ndaj teknologjisë” u shpreh Rubini teksa u pyet nga moderatorja për këshillat që mund të jepte për prindërit.

Në fund të bisedës, mjeku bëri një ftesë jo vetëm për fëmijët, por dhe prindërit e tyre, që të angazhohen më shumë në sferën sociale, duke i lënë sa më pak kohë telefonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here