Mbyllja e kolegjit turk, reagon ministrja Kushi: Ja si qëndron e vërteta

0
73

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e saj social, pas interesimit publik në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit turk, “Mehmet Akif Ersoy”.

Përmes një postimi, ministrja Kushi shprehet se shkolla jopublike ka kryer një sërë shkeljesh të ligjeve në fuqi.

Sipas ministres, drejtuesit e kolegjit kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise, të pamiratuara nga MAS. Ata nuk i kanë përmbushur kriteret dhe pas dy verifikimesh dhe në këto kushte është e drejta e autoriteteve të revokojnë licencën.

Më tej, Kushi siguron se do të merren masat që nxënësit e kësaj shkolle të transferohen në shkolla që përmbushin kriteret.

Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here