Berisha anëtar i PPSH që 24 vjeç, Meta ish-sigurims, ja skenarët që pritet të aplikojë në gusht PS

0
135

Shumica socialiste krahas miratimit të projektligjit propozuar nga autoriteti dosjeve që i hap rrugë bërjes publike të emrit të bashkëpunëtorit të ish sigurimit politikanit, me inicialet IM, pritet të shkoj edhe më tutje. Mes rreshtave këtë e paralajmëroi kryeministri Edi Rama. “Kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë. Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit).” Megjithëse kryeministri nuk jep detaje specifike për këtë, “TCh” nga një burim pranë PS në dijeni të kësaj iniciative tha se bëhet fjalë për vendosjen e një neni në ligjin e dekriminalizimit për ndalimin e kandidimit për poste publike, përfshi atë deputetit, të të gjithë atyre të cilët kanë mbajtur pozicione partiake në Partine e Punës së Shqipëri. Një i tillë aktiv në politikën shqiptare dhe po ashtu deputet në Kuvendin e Shqipërisë është ish sekretari Partisë së Punës Sali Berisha. Zoti Berisha u pranua kandidat për anëtar i Partisë Komuniste, qysh në moshën 21 vjeçe, në vitin e dytë të universitetit, ndërsa në moshën 24 vjeç, u pranua anëtar i PPSH. Pas anëtarësimit në Partinë e Punës Sali Berisha u zgjodh  më pas 4 herë sekretar partie, i Qendrës Universitare e Spitalore-Tiranë ku ai punonte si mjek. Shumica socialiste me këtë operacion të nisur në emër të pastrimit të politikës nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit tenton që me një gur të vras dy zogj. Të diskreditojë dhe të ndalojë nga kandidimi politikanin I.M për të cilin autoriteti dosjeve thotë se është ish presidenti Ilir Meta, gjë të cilën ai e mohon kategorikisht. Nga ana tjetër të largojë njëherë e mirë nga parlamenti e ti jap fund të qënurit deputet të Non Gratës amerikane Sali Berisha. Edi Rama la të kuptohet se legjislatura e ardhshme parlamentare që pritet të nis në shtator do të ketë prioritet këtë çështje. Megjithatë burime nga PS i thanë “TCh”, se nuk e përjashtojnë mundësinë e skenarit për mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve dhe parlamentit në Gusht një seancë të posaçme për miratimin e dy projektligjeve që vinë nga autoriteti dosjeve dhe një tjetri për dekomunizimin me propozues fraksion Alibeaj në PD. Qëndrimet e deritanishme të Enkelejd Alibeajt në parlament e më pas ato të Kreshnik Çollakut janë në një gjatësi vale me ato të shumicës socialiste për miratimin e projektligjeve me propozues autoritetin e dosjeve. Një situatë ëin-ëin si për PS në miratimin e dy projektligjeve edhe me votat e fraksionit Alibeaj ashtu edhe për deputet e tij demokratë në miratimin e dekomunizimit. E në fund potencialisht dy humbësit e mëdhenj  Berisha dhe Meta ata që deri më tani e kanë parë veten si dinozaurët e paprekshëm të politikës shqiptare. Me shumë gjasa barometri, temperaturës politike pritet të vijojë të jetë i lartë, bashkë me motin e Gushtit duke mos pritur freskun e Shtatorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here