Bojkoti i avokatëve për Hartën Gjyqësore duket se ka marr fund. Avokatët janë rikthyer në gjykatë dhe do të marrin pjesë në seancat e masave të arrestit. Rikthimi vjen pas mbarimit të afatit 10 ditor të vendosur më herët nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ndërkohë, të gjitha seancat e tjera gjyqësore vijojnë të jenë të bojkotuara nga përfaqësuesit ligjore. Avokatët kanë bërë një hap pas duke iu rikthyer zhvillimit të masave të sigurisë dhe seancave emergjente. Rikthimi vjen pas mbarimit të afatit 10 ditor të vendosur më herët nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ndërkohë, të gjitha seancat e tjera gjyqësore vijojnë të jenë të bojkotuara nga përfaqësuesit ligjore. Ndërkohë, Dhoma Kombëtare e Avokatëve pritet të mblidhet të enjten në 21 korrik në mbledhjen e radhës ku do të diskutohet për hapat e mëtejshëm të protestës.
Lena: Do të ndiqen të gjitha shkallët e gjyqësorit
Ndërkohë, për bojkotin e avokatëve kundër hartës së re gjyqësore ka folur dje në media edhe kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena. Ai u shpreh se duke filluar nga ai moment ato do të bëjnë betejën e tyre ligjore. Lena tha se do të ndiqen të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe mendoj se rezultatet do të jenë pozitive.“Do presim vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Qëllimi i bojkotit ja ka arritur qëllimin pasi kemi pasur një sensibilim të gjerë. Në media ka pasur shumë qëndrime dhe pjesa më e madhe kane që të unifikuar. Aktualisht nga ana ligjore, nëse ne do të përballemi me një akt administrativ kemi të bëjmë me një betejë ligjore, të gjitha do të diskutohen. Nëse kthehet në akt ligjor, ndryshon mënyra dhe forma e betejës sonë me administrativen. Do ta kundërshtojmë vendimin e Këshillit të Ministrave, do të ndiqen të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe mendoj se rezultatet do të jenë pozitive. Nëse do të ketë një VKM dhe një akt administrativ bojkoti nuk do të ketë më vlerë, pasi ne do të kemi në atë rast me diçka me të cilën do të luftojmë”, u shpreh Lena. Duke u ndalur në situatën aktuale, Lena tha se bojkoti vijon normalisht dhe se tashmë do të ndiqen masat e sigurisë vetëm për të miturit.“Në fuqi aktualisht është në fuqi vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë që është shprehur se do të bojkotoheshin masat e sigurisë. Afati ka përfunduar dje dhe avokatët mund të paraqitet në të gjitha gjykimet penale që janë në juridiksionin në Kodin penal për të miturit. Ka pasur vetëm një seancë masë sigurie. Në të gjitha gjykime e tjera nuk është paraqitur asnjë avokat duke zbatuar vendimet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë”, u shpreh Lena. Ndërkohë, protesta e avokatëve vjen pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore e cila parashikon mbylljen e 15 gjykatave në të gjithë vendin. Avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. Pavarësisht kundërshtisë së avokatëve kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.






































