Vila 760 mijë euro në Lalz, Bardhi e zbulon: Pronari rri ditë-natë me Olsi Ramën

0
22

Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, ka folur ditën e sotme për vilën 760 mijë euroshe, ku sipas tij vjen nga radhët e grupit të Berishës, vijon të ngjallë debate brenda selisë blu.

Bardhi hezitoi të thotë emra, por theksoi se sipas tij pronari i vilës rri me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit.

“S’kemi pse etiketojmë çdokënd si i shitur dhe i blerë. Demokratët ta shohin kush rri me Olsi Ramën. Ju e dini që unë skam bërë kurë asnjë akuzë që se kam provuar. Ky është diskutim që nëse do duhet të bëhet të bëhet në ambientet e partisë demokratike. Kush do të vijë atje dhe ta pranojë.  Çoni një kamera atje dhe pyesni banorët se kush banon në këtë vilë. I njëjti që ka këtë vilë rri me Olsi Ramën, nga mëngjesi deri në darkë. Ju mund të vërtetoni se kush është poseduesi i kësaj vile. Kjo s’është çështje emrash. Ka dhe të tjerë po nuk është ky thelbi i diskutimit”.

Ai mohoi edhe akuza se selia e PD ishte në borxhe, duke thënë se i kanë paguar të gjitha. Madje Bardhi theksoi se pa firmën e tij dhe të administratorëve të tjerë të selisë blu, grupi i Berishës nuk mund të paguajë asgjë, as ujë e drita.

“Kam thënë se ata që administrojnë selinë e PD nuk paguajnë dot as ujë e drita dhe as prangat e administratës pa firmën e administruesve. Sekretari i përgjithshëm, kryetari… Nuk janë paguar. Kam paguar rregullisht çdo detyrim financiar që ka pasur PD. Nëse ke pa paguar dritat që nga 2015 sot selia do kishte 4 ose 5 vite pa drite. Janë shashka kush thotë se ne s’i kemi paguar. Ata që e administrojnë sot selinë janë në pamundësi për të paguar administratën”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj