Analisti Frrok Çupi, ka zbuluar se çfarë fshihet pas peticionit që ish-kryeministri Sali Berisha na iniciuar kundër ambasadores Yuri Kim. Sipas Çupit, Berisha iu trembet dosjeve që amerikanët kanë në dorë për të dhe përmes ambasadores Yuri Kim po sulmon presidentin e SHBA-së.“Berisha do të hetohet në Amerikë, ja pse shemb urat. Ka tre a katër ditë që njerëzit nuk gjejnë dot ça do me thënë kjo punë?!’. Është sulmuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe po kërkojnë largimin menjëherë. Nuk ka ndodhur kurrë, që prej 100 vjetësh. Diktatura komuniste Amerikën e bëri ‘tabelë’ lufte me propagandë, por nuk ndodhi që të ndërseheshin 5 a 500, a 5000 njerëz nga populli për nga ndërtesa e verdhë në Rrugën e Elbasanit. As në Moskën armiqësore, ku po bëhet luftë e egër, s’i ka shkuar kujt mendja deri në këtë të zezë’. Berisha që edhe tani po ndërsen turma kundër përfaqësisë së SHBA, ‘kokë- dashin’ e nisi edhe shtator 1998: Urdhëroi që ambasada amerikane të sulmohet me tanke, por nuk iu bindën as njerëz të afërt”, tha ai. Analisti u shpreh, se dosjet për të janë bërë gati. Ai deklaroi se Berisha ka bërë një dëm të madh ndaj rendit botëror.“A ka dosje Amerika për Berishën?, pyesin. Naivitet. Shpesh herë naivitet i frymëzuar.Arma më e fuqishme në parandalimin e sulmeve terroriste është inteligjenca”, thotë GeorgeTerëilliger, një anëtar i Shoqatës Federaliste Konservatore dhe ish-Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm nën Presidentin George H. Ë. Bush. Mendoj se një nga trashëgimitë ligjore të 11 shtatorit është aftësia e qeverisë për të mbledhur dhe analizuar atë lloj informacioni”. Ish presidenti i Shqipërisë, Berisha, ka një trashëgimi të egër veprash në dëm të paqes, në dëm të rendit botëror, në dobi të kasapit të Ballkanit Millosheviç dhe aleatëve terroristë në Lindjen e Mesme.








































