Italia ka dështuar në tre Botërorët e fundit të marrë pjesë. Ish-trajneri i Italisë, Ivan Xhenaro Gatuzo, u largua nga posti në muajin prill, vetëm pak ditë pasi humbja e dhimbshme ndaj Bosnjë-Hercegovinës në “play-off” bëri që Italia të mbetej jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi.
Duke folur pas fitores 1-0 të Lacios ndaj Bolonjës në ndeshjen hapëse të Serie A, kampioni i botës i vitit 2006 u kthye te periudha e tij në drejtimin e kombëtares. “Kam kaluar 10 muaj të mrekullueshëm.
Djemtë që kam drejtuar më kanë dhënë gjithçka. Por kjo është një plagë që do të mbetet me mua për aq kohë sa të jem gjallë, sepse ishte një goditje shumë e rëndë”, tha Gatuzo. Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror ishte veçanërisht i dhimbshëm për Italinë, e cila mbeti jashtë kompeticionit më të madh të futbollit botëror për të tretin edicion radhazi.







































