Google search engine
Home Sport Milani gjen në Zvicër pasuesin e Leaos, është talenti Alvin Sançes i...

Milani gjen në Zvicër pasuesin e Leaos, është talenti Alvin Sançes i Jang Bojsit

0
12

Serie A ka nisur dhe Milani është një prej skuadrave që regjistroi fitore në ndeshjen e parë të kampionatit italian, por nuk llogaritet si skuadër pretendente për titull, sidomos kur e krahason me Interin, Juventusin dhe Napolin, të cilët kuotohen me më shumë shanse se kuqezinjtë. Gjithsesi, Milani po bën goditje në merkato, ka afruar lojtarë dhe po interesohet edhe në ditët e fundit të merkatos së verës që të bëjë blerjet e duhura për projektin afatgjatë sezonal të skuadrës. Sikurse raportojnë mediumet sportive italiane, Milani ka një emër të ri në listën e përforcimeve për repartin ofensiv: Alvin Sançes, mesfushori i talentuar i Jang Bojsit.

 I lindur më 12 shkurt 2003 në Kreteil të Francës, Sançes ka shtetësi zvicerane dhe posedon edhe pasaportë portugeze. Sipas “Sky”, departamenti i skautimit të Milanit po e ndjek nga afër 23-vjeçarin, i cili mban fanellën me numrin 10 te klubi zviceran. Sançes konsiderohet një nga lojtarët e rinj më premtues të futbollit zviceran. Sipas raportimeve të publikuara edhe në faqen e Gianluka Di Marzios, profili i tij vlerësohet shumë nga skautët e Milanit, të cilët po e monitorojnë prej kohësh.

 Ai mund të luajë si mesfushor ofensiv, por edhe si “mezzala”, duke i dhënë skuadrës fleksibilitet në disa role të mesfushës. Sançes e ka nisur shumë mirë sezonin e ri. Në katër paraqitjet e para ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar po aq asistime, duke konfirmuar aftësinë për të qenë vendimtar në fazën sulmuese. Edhe shifrat e dy sezoneve të fundit janë mbresëlënëse: 25 gola dhe 10 asistime. Pikërisht këto statistika e kanë bërë atë një emër gjithnjë e më interesant për klubet e mëdha evropiane. Interesimi i Milanit për Sançes mund të lidhet edhe me situatën e Rafael Leaos.

Portugezi vazhdon të jetë në qendër të disa diskutimeve dhe skenarëve të merkatos, ndërsa e ardhmja e tij mund të ndikojë drejtpërdrejt në planet e klubit për repartin ofensiv. Sipas “Sky”, edhe nëse situata e Leaos nuk zgjidhet gjatë kësaj vere, Milani mund ta mbajë Sanches në listë dhe të tentojë transferimin e tij në merkato dimërore.

 Një bast për të tashmen dhe të ardhmen Sançes shihet si një profil që mund t’i shërbejë Milanit jo vetëm menjëherë, por edhe si investim afatgjatë. Mosha e re, aftësia për të luajtur në disa pozicione dhe kontributi në gola e asistime e bëjnë atë një lojtar që përshtatet me strategjinë e klubit për të afruar futbollistë me potencial të lartë zhvillimi. Për momentin, bëhet fjalë vetëm për monitorim të avancuar, por emri i Alvin Sançes tashmë ka hyrë seriozisht në “radarët” e Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here