I akuzuar për vrasje dhe në listën e zezë të SHBA, arratiset në kufi nënkryetari i Listës Serbe, si iu iku nga ‘duart’ policëve kosovarë

0
118

Milan Radojiçiç, nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe është pjesë e sanksioneve të SHBA, i kanë mbetur dokumentet në pikën kufitare, pasi ai është arratisur në sytë e tre ose katër policëve të Kosovës në pikën kufitare Bërnjak.

Siç raporton Kallxo.com, Radojiçiç kishte komunikuar me eprorët e pikës dhe pasi i kishin thënë të parkohej, ai ishte kthyer në Serbi.

Mësohet se Radojiçiç ishte vendosur në listën e të kërkuarve para pak ditësh ndërsa ka arritur t’u arratiset policëve nga pika kufitare.

Sipas burimeve të portalit Radojçiç po udhëtonte nga Serbia për në Kosovë dhe në hyrje të pikës kufitare, ai është pritur nga njëri prej eprorëve të pikës kufitare.

Në momentin kur polici kufitar ka kontrolluar dokumentet e tij ka rezultuar se ai është person në kërkim.

Sipas të njëjti informacion, pasi Radojçiç ka rezultuar në listën e kërkimit ai ka vozitur makinën e tij mbrapa dhe është arratisur për në Serbi.

Rrethanat se si policët i kanë mundësuar këtë arratisje ende nuk janë zbardhur ndërsa një grup hetimor po heton veprimet e policëve.

Radojiçiç ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen.

Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.

Kjo është hera e dytë që Radojçiç arrin t’i arratiset Policisë së Kosovës. Dy vite më parë ai ishte larguar nga banesa e tij pak minuta para se Njësitë Speciale të tentonin ta arrestonin.

Auto Radojicic 760x450 11611997171 780x439

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj