Google search engine
Home Bota Ky shtet është lojtari më i fuqishëm në botën e bitcoin/ Nga...

Ky shtet është lojtari më i fuqishëm në botën e bitcoin/ Nga protestat e përgjakshme deri në pasojat në nivele të larta, çfarë po ndodh me ‘mbretin’ e Bitcoin? Pse ra nga ‘froni’ Kina? Zbulohen misteret

0
383

Çmimet e Bitcoin kanë rënë me më shumë se 10% ditët e fundit, pas protestave të përgjakshme që kanë përfshirë Kazakistanin, një nga qendrat kryesore në botë për minierat e kriptomonedhave.

Mbikëqyrësi i sigurisë kibernetike Netblocks tha se ndërprerja e internetit në Kazakistan vazhdoi në një shkallë mbarëkombëtare prej mëngjesit të së premtes, dhe megjithëse u tha se arsyeja ishte të pengohej komunikimi mes protestuesve, pasoja janë përhapur në shumë nivele.

Kazakistani është lojtari më i fuqishëm në botën e bitcoin. Kjo pasi “mbreti” i kriptomonedhave, Kina, vitin e kaluar largoi minatorët e kriptomonedhave për shkak se konsumonin shumë energji.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë , emetimet e Kazakistanit për njësi të energjisë janë më të larta se ato të Kinës. Agjencia vlerëson se qymyri i Kinës emetonte rreth 1,000 g CO 2 në kilovat orë, ndërsa ai i Kazakistanit emeton afër 1,500 g.

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera krijohen nga kompjuterë me fuqi të lartë, zakonisht në qendrat e të dhënave në pjesë të ndryshme të botës që konkurrojnë për të zgjidhur enigmat komplekse matematikore në një proces shumë intensiv të energjisë. Sa më shumë minatorë në rrjet, aq më e madhe është sasia e fuqisë së kompjuterit që nevojitet për të nxjerrë bitcoin të ri.

Ky shtet është lojtari më i fuqishëm në botën e

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here