Google search engine
Home Politike A do të ketë dhunë? Berisha tregon si do hyjë ne selinë...

A do të ketë dhunë? Berisha tregon si do hyjë ne selinë e PD, jep detaje nga protesta: Do përdoren mjete që hapin dyert e hekurta…

0
222

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur detaje nga protesta e nesërmes në orën 12.00 në oborrin e selisë së PD.

Sipas Berishës metodologjia e protestës do jetë e fuqishme dhe paqësore. Sipas tij, për hapjen e derës do përdoren mjete që hapin dyert e hekurta, por sipas tij nuk konsiderohet dhunë të hapësh ‘dyert e shtëpisë’. 

“Morali i protestës nuk ka të bëjë me një zyrë, por me një parim themelor të demokracisë. Shumica vendos dhe pakica respekton.

Këtu është gjithçka. Basha në përputhje me procedura statutore të pakontensueshme është shkarkuar. Nesër do rivendoset parimi, shumica vendos, pakica respektohet. Metodologjia e protestë do jetë e fuqishme dhe paqësore. Nuk pranojmë asnjë akt dhune. Hapja e derës me forcë nuk është dhunë. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë sime në mënyrë paqësore. Do përdoren mjete që hapin dyert e hekurta por ajo nuk është dhunë. Është hapje në moral dhe ligj e shtëpisë tënde. As një qime floku nuk do i preket kujt, nuk shkojmë të cenojmë njeri. Ai që nuk do që ne të hyjmë aty është Basha”, tha Berisha i ftuar në një studio televizive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here