Pak pak më parë në Tunelin e Kalimashit ka ndodhur një aksident I frikshëm. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë ka patur një viktimë dhe disa të plagosur.
Sipas asaj që raportohet në media, viktima ishte pasagjere në njërën prej makinave që u përplasën ndërsa shoferët dhe dy persona të tjerë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë janë siguruar pamjet nga aksidenti. Forca policore ndodhen në vendngjarje ku dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






































