Teksa një ditë na ndan nga protesta e thirrur prej tij, ish-kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur sërish kreu të PD-së, Lulzim Basha.
“T’i përgjigjesh një njeri që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra, nuk është racionale, të themi të vërtetën këtu foli si zëdhënës i zonjës Yuri Kim. Tani, unë jam shpallur non-grata dhe kjo besoj që nuk ka ngelur njëri që di emrin e Sali Berishës e nuk e ka marrë vesh. Çdo njeri ka pritur me shumë të drejtë që ata që morën këtë vendim të paraqesin një provë apo fakt, ligji mbi të cilin bazohet ky vendim, detyron dosjen të bëhet publike. Nuk ka asgjë që mund ta mbajë të fshehtë këtë dosje. Jam kërcënuar që këto të dhëna do dërgohen në Thesar, direkt nga Yuri Kim. Nuk e zgjodha unë Bashën si ndërmjetës, e zgjodhi zonja Kim. Unë ju përgjigja, dërgojini që nesër. Unë lirinë e fjalës nuk e ndërroj me asgjë mbi tokë. Fjala ishtë të mos përmendja Palmer, Blinken apo të tjerët. Ky bëri zëdhënësit. Kjo pyetje që më bën ti mua është më mirë të drejtosh me shkrim ndaj Kim”, tha Berisha i ftuar në një studio televizive.








































