Zbardhet pasuria e deputetëve të PD, nga makinat e shtrenjta te llogaritë bankare, Basha deklaron vetëm pagën, ja kujt i dhuruan prindërit banesa e toka

0
15

Zbardhet pasuria e deputetëve të Partisë Demokratike. Pas djegies së mandateve ata nuk kishin më detyrim të deklaronin të ardhurat në ILDKP, por duke qenë se në shtator morën detyrën, pjesa dërrmuese kanë bërë një deklarim të plotë të të ardhurve dhe pronave që kanë. Gazeta po publikon të dhënat vetëm për një pjesë të tyre, ndërsa në ditët në vijim do publikohen të dhënat për emrat e tjerë. Nëse i marrim më radhë, kryedemokrati Basha ka deklaruar vetëm pagën e tij si kryetar partie dhe kompensimet për telefonata. Ndërkohë deputetët e tjerë kanë deklaruar prona të shumta. Edi Paloka ka deklaruar një sërë pronash të cilët i ka trashëgimi nga babai. Ai ka deklaruar: Banesë, lënë trashëgimi nga babai; Banesë në Golem, 40 mijë euro; Tokë në Spille të Kavajës, trashëgimi nga babai; Tokë arë në Kavajë, trashëgimi nga babi; Vreshta në Kavajë, trashëgimi nga babai; Tokë arë në Kavajë, trashëgimi nga babai; Tokë arë në Kavajë, trashëgimi nga babai; Garazh në Tiranë, trashëgimi nga babai; Automjet Range Rover i 2006, blerë 5 mijë euro; Llogari bankare, 38.909 dollarë; Llogari bankare, 95.27 USD; Llogari bankare, 3.004 euro; Llogari bankare, 29.985 euro.

Pasuria e Alibeajt

Një pasuri të konsiderueshme ka deklaruar edhe Enkelejd Alibeja. Në ILDKP ai ka deklaruar: Depozitë bankare, 4.579.621 lekë; Llogari rrjedhëse, 51.74 lekë; Llogari rrjedhëse, 19.231 lekë; Llogari bankare, 836 euro; Llogari rrjedhëse, 189.138 lekë; Llogari në lekë, 66.411 lekë ; Autoveturë Toyota, 10.500 euro; Lektor në universitetin Bedër, 296.500 lekë; Paga si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, 65.000 lekë në muaj; Bashkëshortja, Ariana Alibeaj, llogari bankare, 974.022 lekë ; Bashkëshortja llogari, 1200 euro; Depozitë bashkëshortja, 7.282.081 lekë; Llogari bashkëshortja, 293.625 lekë; Bashkëshortja shtëpi banimi trashëguar nga prindërit; Bashkëshortja të ardhur nga paga në Autoritetin e Dosjeve, 2.389.835 lekë.

Pasuria e Bylykbashit

Deputeti Oerd Bylykbashi ka deklaruar në ILDKP: Apartament 127 m2 dhe garazh në Durrës, 5.500.000 lekë; Njësi 60.3 m2, në Durrës, 6.400.000 lekë; Njësi 82.7 m2, në Durrës, bashkuar me apartamentin dhe kthyer në biznes, kontratë shkëmbimi me prindërit; Autoveturë Mercedes, 23 mijë euro; Truall në Currila të Durrësit, 500 mijë lekë; Truall nga i cili sip. Ndërtimi kati përdhe 80 m2, dhurim nga prindërit; Apartament 182 m2 në Durrës, viti 2016, 88 mijë euro; Apartament 83.8 m2, 100 mijë euro.

Pasuria e Dumës dhe Gjekmarkajt

Po ashtu gazeta ka zbardhur më poshtë dhe pasuritë e deputetëve Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj. Zonja Duma ka deklaruar: Apartament në Tiranë, 90 mijë euro; Apartament në Qerret, Kavajë, 45 mijë euro; Garazh nëntokësor, shlyer detyrim gjyqësor i ndërtuesit pas fitimit të gjyqit; Makinë “Discovery Sport”, 46.600 euro; Detyrim i mbetur nga kontrata leasing, 9.540 euro; Llogari bankare, 570.937 lekë; Overdraft, 1536 lekë; Gjendje Cash, 435 mijë lekë; Paga si pedagoge, 846.219 lekë. Ndërsa Gjekmarkaj ka deklaruar: Llogari bankare, 1.345.780 lekë; Llogari rrjedhëse, 1.874 lekë; Kontratë shitje automjet Audi, 500 euro; Blerje pasuri e paluajtshme, 7 mijë euro; Paga si zv/dekan, 1.97.501 lekë; Honorare në AMA, 707.778 lekë; Honorare shkrime në gazetë, 484.500 lekë; Kredi bankare, pa paguar 3.649.950 lekë; Bashkëshortja llogari, shtuar me 331.169 lekë; Bashkëshortja paga në Bankën e Shqipërisë, 1.066.365 lekë; Shpërblime bashkëshortja në BSH, 344.624 lekë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj