Finalizohet super-operacioni/ Vrau një person, arrestohet ish-agjenti i SHISH

0
176

Ka rënë në pranga ish-punonjësi i SHISH, i cili kishte vrarë në vitin 2015 pronarin e një gomisterie në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Xhevahir Mzhika i dënuar me 10 vite burg për vrasje, është prangosur ditën e sotme në zonën pranë ‘Pallatit me Shigjeta’ në Tiranë.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.  Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Reagimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Xhevahir Mzhika, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

51-vjeçari është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 16.08.2014, tek isha Fusha e Aviacionit, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasin F. S.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here