E rëndë/ Sulm me thikë mes afganëve në Shëngjin. Policia zbardh detajet zyrtare se çfarë ndodhi mes tyre

0
200

Policia ka publikuar informacionet zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë raportuar pak minuta më parë. Burimet bëjnë me dije se një grua afgane ka plagosur me thikë një bashkëkombasin e saj ditën e sotme në Shëngjin, ku po strehohen që kur lanë vendin e tyre për shkak të Talibanëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë,  si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here