A ka frikë Berisha nga vetingu i politikanëve/ Lulzim Basha bën deklaratën e fortë, ia bën të qartë ish-kryeministrit: Të fillojë nga unë. Do të kthejë PD në bunker për hallet e tij personale!

0
161

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulziom Basha është shprehur i vendosur për mos mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, pavarësisht mbledhjes së firmave të delegatëve nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me tone të ashpra, Basha tha se Berisha nuk ka asnjë kompetencë për të thirrur Kuvendin dhe se ai nuk mund të jetë mbi statutin e partisë. Kreu i PD tha se Berisha po tenton ta përdor partinë për problemet e tij personale.

“Kuvend Kombëtar që të shqyrtojë vendimet e SHBA nuk ka për të patur sa të jem unë kryetar dhe ta çoj deri në fund mandatin që më kanë dhënë demokratët. Do e çoj PD atje ku ka objektivat e saj. Ajo që më habit është se njeriu që bërtet statuti i jep kompetenca që nuk i ka.  Sali Berisha nuk ka as ndonjë mbifuqi nga statuti i PD apo për të thirrur asnjë institucion të partisë. Procedurat si mblidhen institucionet janë të qarta. Berisha mund të thërrasë institucione të tjera paralele për të kthyer PD në bunker për hallet e tij personale. Demokratët kanë halle dhe prioritetet të tjera. Kuvend Kombëtar thërras sa herë të ketë një çështje statusore që do të diskutojë. Berisha t’iu drejtohet institucioneve të partisë dhe jo bukierit,”-tha Basha

Pyetje: Berisha ka thënë një ditë më parë se Basha është përdorur nga Rama për të ccuar vetingun e politikanëve në parlament. A ka frikë Berisha nga vetingu apo nisma nuk është e duhur?

Basha: Nisma jonë nuk është javës së kaluar. Kjo është e vitit 2018. Në vitin 2018 i gjithë grupi parlamentar ka dhënë firmën në kuvend, edhe zBerisha, për vetingun e politikanëve. Pas kësaj Edi Rama, për te vonuar procesin kërkoi dërgimin në komisionin e Venecias. Ne pranuam, dhe Komisioni solli një përgjigje që e kemi publikuar. Ne tani kemi marrë të njëjtin propozim dhe kemi reflektuar kërkesat e Venecias. Unë i qëndroj firmës time të 2018, nëse dikush tjetër ka ndryshuar menidm është ccështje dikujt tjetër. Konfirmojmë atë që kemi kërkuar nga viti 2018 por të plotësuar me të gjitha kërkesat e Venecias. Ka zero tërheqje nga amanendamentet. Ky është akt që kërkon masë të plotë sinqeriteti. Prandaj ju kam thënë që vetingu të fillojë nga unë. Që të ketë besueshmëri dhe të kryhet sipas Venecias nuk duhet të përjashtojë askënd, por as nuk mund të kryhet në forma që shkatërron besimin te vetingu. Ne kerkojmë veting të vërtetël. Nuk kemi frikë nga asnjë kontroll i thelluar. Mirëpkuptoj frikën e kundërshtarit politik, por po i them atë që po i thashë para një javë, nuk bëhet për interesa tona politike. Prandaj të fillojë nga unë i pari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here