Skandali që ka mbërthyer Serbinë! U arrestua pasi fshehu provat për vrasjen e …/ Gruaja që mund t’i jap fund karrierës politike të Vuçiçit. Zbardhet çfarë shkruajnë mediat

0
36

Mediat rajonale këto ditë janë plot me artikuj për Dijana Hrkaloviç, një ish-zyrtare e lartë e Ministrisë së Brendshme së Serbisë, e cila u arrestua të premten si pjesë e një hetimi për fshehjen e provave të vrasjes.

Ish-sekretares shtetërore të Ministrisë së Brendshme të Serbisë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve për shkak të “ekzistencës së rrethanave që tregojnë se duke qëndruar në arrati, ajo do të pengonte procedurën duke ndikuar te dëshmitarët”, shpjegoi Gjykata e Lartë në Beograd.

Lajmi se ish-krahu i djathtë i ministrit të policisë është arrestuar është intrigues në vetvete, por 34-vjeçarja Hrkaloviç ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut për të paktën dy arsye të tjera: pamjen e saj tërheqëse dhe faktin që arrestimi i saj është episodi i fundit në një çështje shumë më të madhe. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i preferuari i tij deri vonë, Nebojsha Stefanoviq, ministri aktual i Mbrojtjes, sekretarja shtetërore e të cilit ishte Dijana Hrkaloviq, dhe Partia Progresive Serbe në pushtet (SNS).

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj