Google search engine
Home Aktualitet Arrestohet biznesmeni shqiptar, akuzohet se ndihmoi ‘BOSSIN’ e kriptomonedhave që të arratisej

Arrestohet biznesmeni shqiptar, akuzohet se ndihmoi ‘BOSSIN’ e kriptomonedhave që të arratisej

0
248

Edevaldo Haxhiu, biznesmeni shqiptar që ndihmoi në arratisjen e CEO-s së kompanisë turke të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer është arrestuar. Mediat turke shkruajnë se Haxhiu është prangosur në Tiranë, nga policia lokale dhe ëhstë marrë në pyetje. Por, biznesmeni ka mohuar të ketë njohje me të arratisurin Faruk Ozer.

Më herët është vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj, që dyshohej gjithashtu se ndihmoi në të njëjtën arratisje.

Boss-i i kriptomonedhave turke, dyshohet se ndodhet në Shqipëri, duke iu fshehur autoriteteve turke. Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen e ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here