Google search engine
Home Politike Drejtesi Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg, Blendi Fevziu publikon foton...

Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg, Blendi Fevziu publikon foton dhe tregon ku ndodhet ish-kryeprokurori

0
246

Gazetari Blendi Fevziu publikoi mbrëmjen e djeshme një foto në emisionin ‘Opinion’ ku ish-kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqej duke pritur në një stacion të trenave të shpejtësisë së lartë në Itali. Sikurse u komentua në studio, nga sa duket është fjala pikërisht për stacionin e Romës, ndërsa Llalla shihet me një maskë dhe një valixhe, çka tregon se fotoja është e kohëve të fundit, ndonëse nuk dihet një datë ekzakte.

Sipas informacioneve jozyrtare të gazetares Klodiana Lala, ish-Kryeprokurori ndodhet në Zvicër. Ka zëra se ai është larguar aty përmes Italisë, ndërkohë që një tjetër burim  thotë se ka shkuar aty përmes Turqisë. Gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-kryeporkurorin.

Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg, Blendi Fevziu publikon foton dhe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here