Alimehmeti: Adoleshentët e shëndetshëm nuk kanë pse vaksinohen, ata e kalojnë lehtë sëmundjen, nuk duhet të ketë një dozë të 3 vaksine

0
156

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, ka folur sa i përket vaksinimit të të rinjve dhe nëse duhet të ketë një dozë të 3 vaksine. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se nuk ka arsye që adoleshentët e shëndetshëm të vaksinohen. Sipas tij, janë disa arsye që ai përmendi, të cilat kanë të bëjnë me transmetueshmërinë e ulët të virusit tek të rinjtë si edhe fakti që të ata nuk kanë kujt t’ia transmetojnë virusin nëse familjarët e tyre janë të vaksinuar. “Nuk ekziston arsye për t’u vaksinuar 15 vjeçarët, adoleshentet e shëndetshëm. Kemi një diskutim shëndetësor këtu, është tjetër gjë diskutimi administrativ. Arsyet janë: Fatmirësisht adoleshentët e kalojnë lehtë sëmundjen. Transmetueshmëria nuk është e madhe te adoleshentët, të rriturit janë problemi kryesor. Vaksina fatkeqësisht nuk eliminon transmetimin. Kujt do ja transmetojnë ata nëse prindërit, gjyshërit dhe mësuesit janë vaksinuar”, tha mjeku Alimehmeti. Ndër të tjera, mjeku foli edhe sa i përket dozës së tretë të vaksinës, nëse duhet ta bëjnë ata persona që kanë bërë dy doza. Sipas tij, të dhënat janë indirekte. Ai tha, se në raport me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, personat që e kanë kaluar duket se ky diskutim nuk qëndron, pasi edhe OBSH është kundër dozës së tretë. “Për dozën e tretë të dhënat janë indirekte. Ne na intereson efektiviteti, pra në raport me të sëmurët në spitale dhe vdekjet. Të dhënat deri më tani janë bazuar në atë që quhet efikasitet mbi prodhimin e antitrupave. Në raport me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, personat që e kanë kaluar duket se ky diskutim nuk qëndron. Kemi edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë kundër dozës së tretë sepse duhet të marrin ata që nuk janë vaksinuar fare. Ndërsa kinezët kanë dalë në përfundimin se pas 6 muajsh te të moshuarit bien shumë antitrupat”, tha mjeku Ilir Alimehmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here