UEFA ndryshon dënimin, ka ende shpresë për Skënderbeun

0
24

Dritë në fund të tunelit për Skënderbeun… Nëse mund të thuhet kështu kur të kanë mbetur edhe 5 vite për të shlyer nga dënimi më i rëndë që ka dhënë UEFA në historinë e saj për një klub… Ngadalë, e dimë se për shumëkënd që e ka ndjekur çështjen e klubit korçar mund të pyesë menjëherë: kur i shleu Skënderbeu 5 pjesëmarrje në kompeticionet europiane? Ky klub ishte dënuar me 10 pjesëmarrje apo 10 vite në total? Janë pyetje te drejta, të cilave me shumë kujdes po ju japim një përgjigje. Le t’i marrim gjërat me radhë…

FORMA E DËNIMIT…

Klubi i Skënderbeut u dënua në korrik të vitit 2016 me mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, duke u cilësuar i papërshtatshëm deri në mbylljen e hetimeve të ngritura nga UEFA.

Më pas, në mars të vitit 2018, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të dënojë klubin me 10 kualifikime në Kupat e Europës, si dhe 1 milionë euro gjobë për trukim të ndeshjeve.

Klubi korçar e apeloi dënimin në disa instanca, por e humbi atë deri në Gjykatën Federale të Zvicrës.

Dënimi fillestar i Skënderbeut ishte me 10 kualifikime në kompeticionet europiane dhe 1 milionë euro gjobë, një vendim që u la në fuqi nga KAS-i më 12 korrik 2019. Këtu është kleçka…

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se nga “10 vite për çdo kualifikim në Europë”, dënimi i UEFA-s është ndryshuar në “10 vite”.

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj