Analisti Arian Çani ka komentuar vendimin e fortë të kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.
Çani tha se Berisha ka cënuar dikë nga amerikanët dhe kjo do dali shumë shpejt.
“E gjitha kjo nga disa miqtë e mi që më treguan, se kjo vënie kundrejt Berishës është jo për arsye politike të ish-kryeministrit, por për arsye se Berisha ka shkelur kabllot e dikujt, pra ka cënuar dikë nga amerikanët dhe kjo do dalë shumë shpejt”, tha Çani ndër të tjera në MCN Tv.








































