Google search engine
Home Politike “Unë do jem i urtë, i mirë, i butë si qingj”, Rama...

“Unë do jem i urtë, i mirë, i butë si qingj”, Rama u premton gazetarëve: Nëse kjo nuk ndodh atëherë do jetë gabimi im! Më shfrytëzoni, do…

0
226

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat pasi u largua nga seanca e parë e Kuvendit. Çështja kryesore për të cilën u pyet ishin zhvillimet e fundit në kampin e opozitës, por Rama refuzoi të jepte mendimin e tij apo të tregonte nëse kishin ndonjë marrëveshje paraprake me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar cdo ditë edhe në raport me ju. Jam i vetëdijshëm se pa dashje dhe kam kaluar kufirin kam krijuar shqetësime për ju. Do bëj cmos që marrëdhëniet tona të jenë fantastike dhe unë të jem në dispozicionin tuaj sa më i urtë dhe i butë. Nëse kjo nuk ndodh atëherë do jetë gabimi im.

E kuptoni sesa e madhe është sfida jonë? PS e ka të pamundur të shikojë nga lart poshtë sic po ndodh në ktë moment, ne jemi lart jemi shumë përpara.

Trishtimet dhe gëzimet janë evenimente shumë të rëndësishem për ti shpërdoruar për cështje të natyrës politike dhe aq më tepër në një kamp tjetër. Më shfrytëzoni për t’më pyetur për çështje që janë me interes për popullin dhe që mund të bëjnë dicka për të zgjidhur hallet e popullit”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here