Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, pas seancës së parë të Kuvendit.
Mediat bëjnë të ditur se në këtë mbledhje është diskutuar rreth seancës së pasdites në Kuvend ku do të votohet edhe kreu i ri i Parlamentit.
Gjithashtu Basha iu ka kërkuar deputetëve votë unanime kundër zgjedhjes në krye të Lindita Nikollës.
“Nuk dua të përsëritet precedenti i 2017, kur pati vota pro Ruçit,” është shprehur Basha.








































