Sali Berisha pas daljes nga salla e Kuvendit ka nisur planin e tij kundra Lulzim Bashës. Teksa nuk u paraqitën në mbledhjen e partisë demokratike pas përfundimit të seancës së parë parlamentare, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka raportohet të kenë qenë në zyrën e ish kryeministri Berisha.
Pasi ka përfunduar takimi dhe demokratët që janë pozicionuar në krah të Berishës kanë dalë nga mbledhja. Së fundmi shihet mbërritja me urgjencë edhe e djalit të tij Shkëlzen Berisha i cili zbret nga makina me shpejtësi dhe bëhet gati për tu ngjitur në zyrën e ish kryeministrit.








































