Google search engine
Home Lifestyle Ka mbjellë flokët apo ka vendosur paruke? Arjan Konomi reagon për herë...

Ka mbjellë flokët apo ka vendosur paruke? Arjan Konomi reagon për herë të parë dhe u jep fund zërave

0
280

Arjan Konomi tërhoqi gjithë vëmendjen me modelin e ri të flokëve.
Komentet, ironitë dhe batutat nuk munguan në puntatat e sezonit të ri të Për’puthen kundrejt opinionistit  të programit.

Një reagim erdhi dhe nga ish-konkurretja e Për’puthen, Sindi Loci, e cila ironizoi Arjanin në llogarinë e saj në Instagram. Kujtojmë se Arjani me Sindin kanë pasur debate të ashpra gjatë sezonit të dytë të emisionit dhe gjërat duken sikur u qetësuan, kur Sindi ka folur mirë për të në intervistat e fundit, por mesa duket Sindit akoma nuk i ka dal inati me Arjanin.

Arjani më në fund reagoi pas gjithë kësaj “çmendje” të rrjetit. Në puntatën e djeshmë të Për’puthen ai nisi të fliste për flokët e tij.

“Sa bukur i ke flokët Arjan”,- i tha Bora.

“Po pra, gjithë Shqipëria u mor me flokët e mia, harruan Covid-in, qeverinë dhe kujtonin se kisha paruke, nuk kam paruke. Kam disa berber dhe 5 vajza të grimit që merren me stilin e flokëve të mia, nejse nuk e kisha shumë mendjen te komentet, pavarësisht se më bënin për të qeshur…”,-u përgjigj Arjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here