Partia Socialiste ka caktuar emrat e deputetëve të saj që do të jenë në krye të komisioneve parlamentare.
Gjithashtu PS, ka caktuar edhe se kush do të jetë nënkryetare e parlamentit. E përzgjedhura është Ermonela Felaj, e cila më parë ka mbajtur postin e kryetares së komisionit të Sigurisë.
Kujtojmë që kryetare e parlamentit do të jetë ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.








































