Ngjarja tragjike në Tetovë/ Çfarë deklaronte ministri i Shëndetësisë vetëm pak ditë më parë për objektet modulare ( Zbardhen misteret çfarë nuk shkoi mirë)

0
168

Një zjarr i madh shkrumboi mbrëmjen e të mërkurës qendrën spitalore të ‘Covid-19’ në Tetovë. Deri më tani janë zyrtarizuar 14 viktima ndërkohë që mendohet se ky numër mund të jetë akoma më i madh.

Spitalet modulare nisën të praktikohen në Maqedoninë e Veriut pas shfaqejes së pandemisë Covid-19, si mundësi për të zmadhuar kapacitetet e shtretërve për trajtim të pacientëve.

Shumë qytetarë kanë kritikuar këto objekte modulare, duke thënë se nuk janë të sigurta, ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të shtunën, pikërisht në datën 04.09.2021 deklaroi se vendosja e kontejnerëve, respektivisht e objekteve është më pak e kushtueshme.

“Pamë që ky model është me të vërtetë i mirë. Për kohë shumë të shkurtër bëmë reparte Kovid që do të thotë se modeli është i shpejtë, efikas, për kohë të shkurtër mbulojmë nevojat në territori të Qytetit të Shkupit dhe nuk ekziston model tjetër për të cilin dhjetë objekte do të bëhen për 7 ose 8 muaj. Ndërtimet e forta zgjasin shumë, janë shumë më të shtrenjta ndërsa këto janë modele efikasitetit energjetik”, deklaroi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Zjarri shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, për të cilin në mesin e muajit prill është raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit.

Sipas një shkrimi në media, thuhej se firma e cila ka kryer punët ndërtimore duhej ti mënjanoj vërejtjet.

“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat prej 5 ditëve që të sanohen gabimet të ndodhura gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me firmën nga ku na thanë se për 2-3 ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri tek infektivja dhe mund të lidhet. Në rast se nuk dalin probleme të tjera, javën tjetër shpresojmë se do të vihet në përdorim”, deklaroi asokohe drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës, Artan Etemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here