Google search engine
Home Bota “Mendova se do të më vrisnin”/Gazetarët tregojnë sesi u rrahën nga talebanët...

“Mendova se do të më vrisnin”/Gazetarët tregojnë sesi u rrahën nga talebanët teksa xhironin në protestën e Kabulit

0
306

Gazetarët në Afganistan kanë deklaruar se ata janë rrahur, ndaluar dhe fshikulluar nga talebanët kur përpiqeshin të mbulonin protestat në Kabul.

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë dy gazetarë nga gazeta Etilaatroz, më shenja dhe mavijosje pas arrestimit të tyre në kryeqytetin Kabul.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) u ka bërë thirrje talebanëve të lejojnë mediat të veprojnë dhe të raportojnë të lirë.

Gjithashtu ditën e djeshme ekipi i BBC u ndalua nga talebanët për të bërë xhirime. Fotografi i Etilaatroz, Nematullah Naqdi dhe reporteri Taqi Daryabi u arrestuan pas protestës së djeshme në Kabul.

“Njëri prej talebanëve më vuri këmbën në kokë, më shtypi fytyrën në beton. Më goditën në kokë … Mendova se do të më vrisnin”, tha Naqdi, njëri prej gazetarëve të rrahur, për agjencinë e lajmeve AFP.

E tmerrshme! Gazetarët tregojnë sesi u rrahën nga talebanët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here