Google search engine
Home Politike Drejtesi KPK konfirmoi në detyrë prokuroren Natasha Prifti/ ONM u kërkon Komisionerëve Publikë...

KPK konfirmoi në detyrë prokuroren Natasha Prifti/ ONM u kërkon Komisionerëve Publikë të ankimojnë vendimin

0
295

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar animimin e vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Lushnjes, Natasha Prifti. Me anë të një njoftimi për shtyp Instituti i Komisionerëve Publikë ka dhënë detaje mbi këtë çështje. “Në datën 28.5.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Natasha Prifti, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnjë. Vendimi nr. 392, datë 28.5.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 8.9.2021. Po sot, më datë 8.9.2021, ONM u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në KPA”, tha IKP. Ndërkohë sipas njoftimit Komisionerët Publikë po shqyrtojnë vendimin e KPK si dhe rekomandimin e ONM. Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të KPK kanë të drejtën të ankimojnë vendimin në KPA. “Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e KPK dhe rekomandimin e ONM. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here