Ka përfunduar zyrtarisht gara për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, që u mbajt ditën e sotme gjatë Asamblesë së PS-së.
Në garë ishin gjithsej 20 kandidatë, 10 burra dhe 10 gra, të cilët luftonin për 12 vendet e Kryesisë, 6 burra dhe 6 gra.
Nga burrat janë zgjedhur Ditmir Bushati, Pandeli Majko, Erion Brace, Ilir Beqja, Arben Pellumbi dhe Aramando Subashi.
Nuk kanë fituar: Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi, Ervin Dema, Pjerin Ndreu
Gratë socialiste të zgjedhura për Kryesinë e re janë Ogerta Manastirliu, Olta Xhacka, Bleinda Balluku, Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli.







































