Google search engine

    Hidhet në erë me eksploziv makina e ish-kandidatit të pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit. Policia zbardh të dhënat zyrtare

    0
    255

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëgjesit të sotëm në Bulqizë. Eksplozivi në sasi të vogël ishte vendosur në pjesën e përparme të një automjeti duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Nga informacionet paraprake bëhet me dije se eksploziv i është vënë, Elton Debreshit, ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër në zgjedhjet e 25 prillit, i është vendosur eksploziv në makinë. 

    Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

    E rëndë/ Hidhet në erë me eksploziv makina e ish-kandidatit

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here