Google search engine
Home Aktualitet Butrint, janar-korrik 8651 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e një...

Butrint, janar-korrik 8651 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë

0
270

Parku kombëtar i Butrintit nga janari i këtij viti deri në muajin korrik ka pasur një rritje të numrit të vizitorëve. Vetë parku i Butrintit në faqen e tij shkruan se vijon të rritet numri i vizitorëve, që zgjedhin për ta vizituar. “Periudha janar- korrik 2021 shënon një rritje prej 75 për qind ose 8651 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, shkruan parku i Butrintit për të dhënat e numrit të vizitorëve. Në Butrit me rëndësi është dhe muzeu arkeologjik, që u krijua në vitin 1950 në mjediset e fortesës veneciane, në akropolin e qytetit antik të Butrintit, me materialet arkeologjike të zbuluara nga misioni arkeologjik italian i drejtuar nga Luigi Maria Ugolini, që shpëtuan nga shkatërrimet e Luftës II Botërore. Butrinti, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall monument kulture, që në vitin 1948 me një akt të parë rregullues për monumentet e kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu monument kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s. Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu referuar Konventës së vitit 1972, “Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore”. Brenda parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike, që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve, Diapori, fortesa – kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit, etj. Specialistë të arkeologjisë kanë theksuar se Butrinti është një thesar i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe se çelësi është zhvillimi i ekuilibruar dhe turizmi i padëmshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here