Zjarri i madh në Ksamil, policia arreston një 25-vjeçar, dalin dyshimet e rënda

    0
    163

    Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në Ksamil.

    Flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe shumë të madhe në këtë zonë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Policia prangosi Edmond Zogajn, 25-vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

    ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here