“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me paralajmërimin ‘bombë’ për Sali Berishën: Tani jetojmë vetëm për të parë fundin tënd

0
169

Juristi Romeo Kara bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se e ka kallëzuar dy herë penalisht Sali Berishën dhe ish-kryeministri asnjë herë nuk ka folur në publik për akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Romeo Kara e quan Berishën të pashpirt, që iu ka vjedhur ëndrrat shqiptarëve dhe paralajmëron se siç e ka lypur ashtu do ta gjejë fundin.

“Une personalisht te kam kallezuar penalisht dy here Sali dhe kurre nuk ke folur ne publik per akuzat e mia, gjithashtu kurre nuk me ke paditur per shpifje ne lidhje me to.

Shpifjen dhe intrigen i ngrite pikerisht ti si institucion ne Shqiperi, pasi uzurpove cdo lloj pushteti dhe instalove patrimonializmin ne vend te demokracise moderne.

Shqiptaret e ndershem nuk te duan, ata qe shohin pertej te sotmes gjithashtu nuk te duan, sahanlepiresit po, ata do te te shoqerojne kudo qe te shkosh.

Si i pashpirt dhe i poshter qe je, na vodhe kontributin, enderrat dhe rinine.

Tani jetojme vetem per te pare fundin tend.

Sic e ke lypur, ashtu do t’a gjesh.”, shkruan Romeo Kara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here