Komisionerët e vetingut përplasen me ndërkombëtarët: Vëzhguesi i ONM presion ndaj nesh për Elizabeta Imerajn, tentoi të influencojë në vendimmarrje

0
287

Vetingu për prokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka futur në sherr anëtarët e KPK me vëzhguesit ndërkombëtarë. Ditën e djeshme, 3 gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që gjykuan prokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs. 3 gjyqtarët Olsi Komici, Roland Ilia, Suela Zhegu në një letër drejtuar kreut të KPK, anëtarët e trupës gjykuese shprehen se janë ndjerë të ofenduar nga sjellja joprofesionale dhe fyese dhe paragjykuese nga vëzhguesi ndërkombëtar. Po ashtu, theksohet se, ata janë ndierë nën presion nga vëzhguesi i ONM. “Trupi gjykues i subjektit Elizabeta Imeraj është shortuar me 17 Shtator 2018. Seanca dëgjimore për këtë subjekt u zhvillua me datën 24.3.2021 ndërsa deliberation u mbyll me datën 25.3.2021. Në lidhje me organizimin e deliberation ne si trup vëmë ne dukje faktin që gjatë gjithë procedurës në fjalë jemi ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja jo profesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të çdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar. Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion”, thuhet në letër. Ndër të tjera, në letër theksohet se Jacobs ka bërë ndërhyrje jashtë kompetencave dhe ka dashur të influencojë në vendimmarrje. Në përfundim, tre anëtarët e trupës gjykuese të drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, shprehin besimin se raste të tilla që sipas tyre, dëmtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM-në dhe duhet që të mos përsëriten. “Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen. Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura. Shprehim besimin e plotë që raste të tilla që dëmtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM të mos përsëriten më”, thuhet në deklaratë.

Ankimimi nga ONM

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, disa javë më parë, konfirmoi në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj, vendim që u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu. Por më 21 qershor, pa pritur as edhe një orë nga momenti kur është botuar vendimi, kur nis edhe afati për ankimim, ONM dërgoi në Institucionin e Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta kundërshtuar këtë vendim. Kështu, sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit thuhet se kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret. Në dokumentacionin dërguar Komisionerëve publikë nënvizohet se në gjykimin e ONM-së, vlerësimi i duhur i fakteve dhe rishqyrtimi i të dhënave do të bëjë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rrëzojë vendimin e KPK-së dhe ta shkarkojë nga vazhdimi i mëtejshëm i detyrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here