“Vendimi i GJKKO për Mediun i turpshëm”, nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në Gërdec i drejton thirrjen urgjente ambasadores Yuri Kim: Gjykatësi është kërcënuar

0
171

Vendimi i GJKKO-së për të mbyllur çështjen e Fatmir Mediut për dosjen  e ‘Gërdecit’ ka sjellë reagimin e ashpër edhe të Zamira Durdës, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar nga shpërthimi i fuqishëm.

Ajo shprehet e zhgënjyer nga refuzimi i kërkesës së SPAK nga GJKKO, pasi shpresonte shumë se drejtësia do të vihej në vend.

Vendim i turpshëm dhe qesharak e ka quajtur ajo në një intervistë për Report Tv vendimin e GJKKO-së.

“Për mua ky gjyqtar ka marrë presion, në dhomë Këshillimi një gjyqtar i vetëm  nuk kishte nevojë që të mbyllej, vendim i turpshëm, qesharak. Kemi çuar në prokurorinë e rrethit, na thonë nuk kemi akses se është një çështje në gjykatën e lartë, është një vakancë institucionale, me prokurorinë kam qenë në gjyqe, në gjykatën e Apelit, me gjithë këto vendime nuk është hetuar kjo çështje. Kishim shpresa te SPAK se SPAK është krijuar për këto vepra dhe pushtetar dhe ish pushtetarë dhe pritëm që SPAK nuk kishte mendojë që t’i drejtohej gjykatës, por që të riniste vetë hetimet, kjo ishte një mundësi që SPAK të hetonte, nuk ka pse t’i drejtohej gjykatës. Ne i kemi bërë të gjitha hallkat, ca duhet të bëjmë me shumë. SPAK duhet të fillojë që nga emërim që ka marrë aksident teknologjik, më tregoni mua ku ishte teknologjia, Gërdeci më iku nga babëzia për para , më iku fëmija 7 vjeç, aty vepronte ushtria shqiptare, këtë përgjigje të më japin, pse nuk jeton fëmijë ime”, ka rrëfyer Durda.

Ajo hedh edhe dyshime se pas këtij vendimi, ka dorë politika, e në këtë rast sipas saj janë bërë bashkë të gjitha palët në përpjekje për të mos lejuar që e vërteta të dalë në dritë.

“Me këto që ka ndodhur, patjetër që janë bashkë, ky vendim këtë thotë, por unë nuk do hesht, këtë çështje e kam në Strasburg. A ka jetuar në Shqipëri ky gjyqtar? S’na ka thirrur askush për të dëshmuar. Mbase për gjyqtarët dhe institucionet shtetërorë mund të mbyllet, por për ne familjarët nuk është mbyllur. Motivi i jetës sime është që të vendos drejtësi për Gërdecit, do vazhdoj se me Gërdecin janë bërë shumë, ata që e bënë, ata që e hetuan, e gjykuan, u gjykuan nga një bandë kriminale, ata s’janë asnjëri në sistemin e drejtësisë”, ka rrëfyer ajo.

Madje ajo i drejton një thirrje edhe ambasadores Yuri Kim.

“I drejtohem SHBA-së, ata mbajnë Luan Hoxhën në azil politik, një person që ka pasur dijeni dhe është i dënuar 6 vjet, e kaq mjaftohem, ca drejtësie më flet ajo mua”, shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here