Google search engine
Home Politike Drejtesi Fuqizohet SPAK/Zbardhen emrat e dy prokurorëve të rinj që iu bashkuan sot

Fuqizohet SPAK/Zbardhen emrat e dy prokurorëve të rinj që iu bashkuan sot

0
286

Dy emra të rinj i janë bashkuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos emërimin e dy prokurorëve Adnan Xholi dhe Dorina Bejko.

Deri tani ishin 15 prokurorë në këtë strukturë, ndërsa tashmë SPAK do të ketë 17. Dy prokurorët sot ishin në seancën e intervistimit dhe në përfundim KLP renditi Adnan Xholin me 183 pikë dhe Dorina Bejkon me 180 pikë.

Të dy u bënë pjesë e SPAK-ut, pasi për dy vendet e lira për ngritjen në detyrë të prokurorëve ishin vetëm dy kandidatë.

Emërimet e reja janë një forcë e shtuar për drejtuesin e prokurorisë së posaçme Arben Kraja në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pasi pritshmëria nga SPAK është mjaft e madhe.

SPAK bën lëvizjen e radhës për fuqizimin e tij, zbardhen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here