“U duartrokit Saliu si skenar kundër SHBA”, Arben Meçaj jep mesazhin e fuqishëm

0
449

Arben Meçaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai bëri një deklaratë të fortë kur tha se e vetmja gjë që solli Kuvendi Kombëtar është duartrokitja pro Berishës dhe kundër SHBA-ve. Sipas tij duartroket antiamerikane erdhën si një skenar i përgatitur.

“PD nuk lindi sepse u ngrita unë dhe u themelua. Ishte fryma ajo që e krijoi Partinë Demokratike. Ne avancuam thjesht këtë frymë. Ata që vijnë duhet realisht të përfaqësojnë atë frymë. Nuk duhet të bërtasin kundër Amerikës. Ata si një sekt në Kuvend bërtitën kundër Amerikës dhe me duartrokitjet pro Berishës ishin mesazh për SHBA-të. Berisha mund ta shmangte atë show. Ishte një skenar i pastër”, tha ai për Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here