Arrestohet futbollisti i Premier League, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri

0
17

Një futbollist i Premier League është arrestuar e pezulluar nga klubi i tij për ngacmime seksuale ndaj një të mituri.

Futbollisti, pjesë e kombëtares të vendit të tij, u arrestua ditën e premte nga policia, sipas “The Mirror”, media e cila nuk e ka bërë publik emrin e lojtarit ende.

Edhe policia konfirmoi me një deklaratë arrestimin e lojtarit javën e shkuar pa bërë publike asgjë rreth identitetit.

“Policia e Manchester-it ka arrestuar nje person 31 -vjeçarë ditën e premte nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një të mituri,” – shkruhet në komunikatën zyrtare të policisë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj