Ambasadorja e SHBA mesazh te forte pas Kuvendit të PD, i kujton Bashës se Berisha është burgu i së shkuarës

0
181

Vetëm 2 ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ka ardhur një reagim i fortë nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Me anë të një postimi në rrjetin e saj Twitter, Kim dha një mesazh të qartë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të distancohet nga e kaluara dhe kjo nënkupton distancim nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili së fundmi është shpallur “non grata” nga DASH. Sipas Kim duhet zgjedhur e ardhmja mbi të shkuarën. “Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të nxirren mësime- jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”, u shpreh Kim. Ditën e shtunë u mblodh Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ku ish-kryeministri ishte i pranishëm dhe u prit shumë përzemërsisht nga Basha dhe nga demokratët e tjerë. Si duket një veprim i tillë nuk u ka pëlqyer amerikanëve pasi Berisha, një person i korruptuar e i shpallur “non grata” nuk duhet të gëzojë asnjë mbështetje nga forca politike pasi një mbështetje e tillë dëmton imazhin e asaj force

Ambasadorja amerikane Yuri Kim edhe më herët ka dhënë paralajmërime sa i përket personave të korruptuar dhe atyre që u dalin krah. Kim ka deklaruar se SHBA do të kërkojë llogari ndaj të gjithë atyre që bashkëpunojnë në korrupsion duke bërë të qartë se ata që mbështesin të korruptuarit do të japin llogari për çdo veprim. Tani pritet si do të reagojë Basha.

Paralajmërimet e Kim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here